Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit

RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj.

"Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e pesë (125) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative", njofton Policia e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika