10:52 / 16.01.2023
Zhduken dy persona në dy raste të ndara në Mitrovicë
E. Hoti/ RTKlive
Dy meshkuj, në dy raste të ndara në Mitrovicë, janë zhdukur.
Policia njofton se të dielën rreth orës 15:00 një person ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rasti është duke u hetuar”, tha policia.
Ndërsa, nga fshati Zhabar i Mitrovicës, të dielën rreth 11:30 një person ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë edhe ky rast sipas është nën hetime.