Voziti nën ndikim të alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka dënuar një vozitës me 300 euro, konfiskim të patentë shoferit me masë të përkohshëm të ndalimit të vozitjes në afat prej nëntë muajsh dhe dy pikë negative.
Rasti ka ndodhur në fshatin Novosellë të Kamenicës, ndërsa shoferi ishte nën ndikim të alkoolit
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.Pasi i është bërë matja e alkoolit i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.30 promila”, shkruan në njoftim.
Dënimi u bë në kuadër të planit operativ “siguria në trafikun rrugor”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.