Ngritet aktakuzë për mashtrimin e 40 klientëve në vlerë mbi 44 mijë euro
Kronika

Ngritet aktakuzë për mashtrimin e 40 klientëve në vlerë mbi 44 mijë euro

E. Hoti/ RTKlive

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., nga data 27 korrik 2022 në vazhdimësi  gjer me datë 14 shtator 2022, në agjencinë e tij turistike në Pejë, ka paraqitur fakte të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete.

“Fillimisht ka mashtruar disa klientë me bileta udhëtimi në drejtim të Turqisë, e me këtë nxitë edhe shumë persona tjerë të kryejnë një veprim të tillë në dëm material të pasurisë se tyre, kinse ka aranzhuar bileta të udhëtimit dhe aranzhime në hotelet për pushime verore në Turqi, e me këto veprime i vë në lajthim mbi 40 viktima të cilëve u shkaktohet dëm material në vlerë mbi 44 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Bëhet e ditur se i pandehuri  nga muaji tetor të vitit të kaluar​ me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës gjendet në masën e paraburgimit.

 


MË SHUME NGA Kronika