Shiti tokën e huaj në vlerë 132 mijë euro, aktakuzë ndaj të pandehurit
Foto: RTKlive
Kronika

Shiti tokën e huaj në vlerë 132 mijë euro, aktakuzë ndaj të pandehurit

J.Musliu/RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19 dhjetori 2022.

Ai dyshohet për shkak të veprës penale të mashtrimit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, e ka vënë në lajthim të dëmtuarin.

Ai e ka nxitur atë që të veprojë në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme.

I njëjti është prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një patundhmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës.

Atë parcelë e ka parqitur kinse në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit, i kishte takuar me të dëmtuarin, por pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e patundshmërisë në fjalë.

Kështu, të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i janë  marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132 mijë  euro,  kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit.

Andaj, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.


MË SHUME NGA Kronika