Sekuestrohen mbi 18 kilogramë drogë në Prishtinë
Kronika

Sekuestrohen mbi 18 kilogramë drogë në Prishtinë

N.Mekolli /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prishtinë ka sekuestruar mbi 18 kilogramë drogë dhe ka premtuar se do të mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzuesve me substanca narkotike.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në luftën e saj kundër drogave ka vazhduar punën dhe angazhimin e saj në zgjerimin e hetimeve  lidhur me rastin paraprak të koduar ‘’Peshorja’’ (ku me datë 29.12.2022 rreth orës 10:45 kishte realizuar operacionin taktik dhe si rezultat ishin arrestuar tre (3) persona të dyshuar dhe ishin konfiskuar 1 kg 214.75 gr. substancë e dyshuar narkotikë), dhe sot me datë 16.01.2023 gjatë zbatimit të masave të veçanta të autorizuar edhe nga Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Prishtinë është ndaluar vetura golf 3 me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (V.K; 1982) dhe gjatë kontrollit është gjetur substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Bëhet e ditur se, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Prishtinë, është realizuar një operacion kontrolli në dy shtëpi në Prishtinë dhe një shtëpi në Barilevë, KK-Prishtinë.

Policia njofton gjithashtu se në lokacionin e parë gjatë realizimit të kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: (18 kg 300 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një veturë  me targa vendore dhe një telefon.

“Gjatë kontrollit të shtëpive, dy persona tjerë të dyshuar me iniciale (V.K; 1994 dhe S.S; 1979) nuk kanë qenë në shtëpi dhe të njëjtëve u është lënë ftesa për lajmërim në Polici”m thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit tani më të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa hetime nga antidroga e Policisë së Kosovës janë në proces lidhur me rastin.

 


MË SHUME NGA Kronika