10:04 / 17.01.2023
Kanosi dhe ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet
E. Hoti/ RTKlive
Një person është arrestuar për shkak të veprave penale “kanosje dhe ngacmim seksual” ndaj një femre.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, rasti ka ndodhur me datën 13.01.2022, në Prishtinë.
“Prishtinë 13.01.2023. Më 16.01.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të veprave penale Kanosje dhe Ngacmim seksual ndaj një femre”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.