10:30 / 17.01.2023
Grabisin veturën, më pas aksidentohen
Një person ka njoftuar në Polici se, se tre persona të dyshuar, nën kërcënim të armës ia kanë grabitur veturën, para të gatshme dhe një telefon celular.
Grabitja ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën “Hazir Haxholli” në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas grabitjes të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo janë aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku edhe e kanë braktisur veturën.
"Rasti po hetohet nga njësitë relevante", shkruan në raportin e PK-së..