Arrestohen katër persona, rrahën një qytetar në Klinë
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohen katër persona, rrahën një qytetar në Klinë

J.Musliu/RTKlive

Policia në Klinё ka vërejtur se ёshtё publikuar njё video incizim nё njё portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur.

Me këtë rast, policia menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, dhe i njëjti ёshtё dёrguar për tretman mjekësor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit policor.

Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar. Ata janë   M.L. i lindur nё vitin 2000, J.G. i lindur nё vitin 2001,  M.G. i lindur nё vitin 2003 dhe H.L. i lindur nё vitin 2004.

Tё dyshuarit janё arrestuar, e tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs.

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit tё dyshuarit janё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh.


MË SHUME NGA Kronika