Del në video duke shtënë me kallashnikov, arrestohet i dyshuari
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Del në video duke shtënë me kallashnikov, arrestohet i dyshuari

E. Hoti/ RTKlive

Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që dyshohet se në natën e vitit të ri ka shtënë me kallashnikov në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë.

Atij i është konfiskuar arma së bashku me një fishek dhe një karikator.

Ndaj tij është iniciuar rasti, hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas njoftimit, në kuadër të punës parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Policia thotë se si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën “Enver Berisha”  në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës.

“Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar: Një armë automatike AK 47,Një copë fishek, si dhe Një karikator. I dyshuari; E. K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,  dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika