17:59 / 18.01.2023
Arrestohet një serb në Jarinë, ishte i dënuar nga Gjykata në Mitrovicë
E. Hoti/ RTKlive
Një serb 41-vjeçar është arrestuar në pikë-kalimin kufitar Jarinë për shkak se ishte i dënuar më parë nga gjykata për mashtrim.
M. C. i lindur në Beograd është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.