Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumentit
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumentit

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Mitrovicë, nën dyshimin se ka bërë falsifikim të dokumentit.

Siç njofton Policia, i arrestuari me inicialet A.D., bashkë me të dyshuarin tjetër E.B., ishin në kërkim policor për shkak se të dy gjendeshin jashtë vendit.

A.D., është arrestuar në Pikën Kufitare Jarinë dhe është dërguar në ndalim deri në 48 orë.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Njësia Rajonale-Mitrovicë Jug, më 06.07.2022 kanë pranuar një informatë, të cilën më pas e kanë trajtuar në aspektin policorë.

“Policia ka bërë të ditur se, eprimet policore janë ndërmarrë nën dyshimin se në procedurën e ndërmjetësimit, në mënyrë të kundërligjshëm, janë shitur 30  prona (vera e një prone nga pesë mijë deri në shtatë mijë euro), prona këto të komunitetit RAE në Mitrovicë", thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se, në bazë të dëshmive të mbledhura dhe intervistave të zhvilluara, hetuesit policorë kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi  i  arsyeshëm se të dyshuarit E.B. dhe A.D.,  kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i dokumentit.

Vlen të ceket se: A.D. dhe E.B., dyshohet se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa avokati B.K., dhe ndërmjetësuesi E.J., kanë kryer veprat penal “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika