Grabitësit i marrin punëtorit ushqimin dhe 45 euro
Kronika

Grabitësit i marrin punëtorit ushqimin dhe 45 euro

RTKlive

Dy persona dyshohet se kanë sulmuar, mbrëmë në Ferizaj rreth orës 21:30,  një punëtor i cili ishte duke dërguar porosi ushqimi në lokacionin ku kishte marrë porosinë.

Bëhet e ditur se grabitësit, me këtë rast, i kanë marrë ushqimin dhe 45 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke dërguar porosi ushqimi në lokacionin që kishte marrë porosinë, me të arritur në lokacion dy të dyshuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë ushqimin dhe  45 euro”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se rasti ka kaluar në procedurë hetimore, nuk raportohet për të lënduar.

 


MË SHUME NGA Kronika