Inskenon grabitjen e armatosur, arrestohet mashtruesi
Kronika

Inskenon grabitjen e armatosur, arrestohet mashtruesi

M.Shefkiu/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisё në Pejё ka raportuar për një grabitje nё fshatin Raushiq të Pejёs, që më pas doli të ishte një inskenim.

Sipas njoftimit, policia me të marrë informacionin menjёherё ka dalё nё vendngjarje, dhe nga viktima është  informuar se deri sa ishte duke dёrguar postё nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr persona tё maskuar dhe tё armatosur.

Sipas njoftimit, personat e maskuar e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura viktimën, duke i marrur para nё shumё prej katёrmijё e treqind e tetёdhjetё e shtatё euro e shtatёdhjetё e tetё cent (4387.78), para tё postes private dhe gjashtëqind e dyzet e tre (643) euro, para personale.

“Gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kemi argumentuar se viktima, tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes.  Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat”, thuhet në njoftim.

Nga i dyshuari, sipas policisë, janё sekuestruar njё mijё e njёqind e dyzet e pesё (1145) euro, ndërsa me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё ndalim policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale “lajmёrim apo kallёzim i rremё”.


MË SHUME NGA Kronika