46 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
Foto: RTKlive
Kronika

46 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

V. Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 53 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat e ngritura janë: 9 aktakuza ndaj 10 personave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore në Pejë 4 aktakuza, 14 nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, kurse nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë janë ngritur 3 aktakuza, e 4 aktakuza ndaj 8 personave ka ngritur Prokuroria Themelore në Ferizaj, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika