Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i sekuestrohen mbi 3 kilogram drogë
Foto/ Policia
Kronika

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, i sekuestrohen mbi 3 kilogram drogë

V. Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin E.T. shtetas i Shqipërisë, të cilit i janë sekuestruar 3kg e 100 gram substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Sipas njoftimit të dyshuarit i është sekuestruar edhe automjeti.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi - Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VË Pasat me targa te huaja” , thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu njoftohet se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.


MË SHUME NGA Kronika