Babai raporton në polici se e gjeti fëmijën e tij pa shenja jete
Foto: RTKlive
Kronika

Babai raporton në polici se e gjeti fëmijën e tij pa shenja jete

E. Hoti/ RTKlive

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se e ka gjetur fëmiun e tij foshnje pa shenja jete në mëngjes.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekje e dyshimtë - Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij-foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.


MË SHUME NGA Kronika