E shantazhoi me fotografi denigruese, arrestohet i dyshuari
Foto: Arkiv
Kronika

E shantazhoi me fotografi denigruese, arrestohet i dyshuari

M.Shefkiu/RTKlive

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar në flagrancë një i dyshuar, i cili e kishte shantazhuar një femër se do t’i publikonte fotografi denigruese në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë pas zbatimit të Masave të Fshehta të Hetimit dhe Vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, në sheshin e qytetit të Ferizajt, ka arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”.

I njëjti sipas prokurorisë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500 euro ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

“Të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale. Personi me inicialet E.H., është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Kronika