Ish-zyrtari i financave dënohet me 2 vjet burg për mashtrim
Foto:Arkiv
Kronika

Ish-zyrtari i financave dënohet me 2 vjet burg për mashtrim

M.Sh/RTKlive

Departamenti për Krime të Rënda nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.B, ish zyrtar për financa në Zyrën e Kryeministrit, duke dënuar me 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

I akuzuari Z.B, sipas vendimit të gjykatës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, sipas njoftimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika