Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në fshatin Bistricë

RTKlive

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në orët e hershme të së dielës në fshatin Bistricë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur 30 mijë euro të padeklaruara, të cilat janë konfiskuar.

"Me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28 Njësia Speciale Operative përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë kanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas I Serbisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara", njofton Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sygjeruar të inciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat.Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend", njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika