Arrestohen 9 persona për keqpërdorim të pozitës dhe për mashtrim
J.Musliu/RTKlive
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës, ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’.
Prokuroria njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.
Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë.
Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro.