Vrau vëllanë në oborr shkaku i bagëtive, dënohet me 21 vjet burg
Foto: RTKlive
Kronika

Vrau vëllanë në oborr shkaku i bagëtive, dënohet me 21 vjet burg

J.Musliu/RTKlive

Januz Gashi është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Gjakovë,  me 21 vjet e gjashtë muaj burg. Kjo pasi ai  më 12 qershor të vitit 2021, ai vrau vëllanë e tij.

Gjykata njoftoi se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosjeje për bagëti.

Në aktvendim shkruan se i pandehuri J.G., akuzohet se më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive, ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeç.

Sipas gjykatës, me këtë veprim, ai ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1).

Viktima së bashku me dy djemtë e tij kanë shkuar në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit, i akuzuari J.G., e nxjerr një revole të tipit “Zoraki nga xhepi i djathtë i pantallonave.

“Me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, shkruan në njoftim.

Januz Gashi akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


MË SHUME NGA Kronika