Grabitet një pompë e derivateve në Podujevë
Foto: RTKlive
Kronika

Grabitet një pompë e derivateve në Podujevë

E. Hoti/ RTKlive

Një pompë e derivateve në Podujevë është grabitur në orët e para të së martës. Sipas Policisë, gjatë grabitjes pati edhe të shtëna.

Punëtori i kësaj pompe ka raportuar se i dyshuari i maskuar fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur rreth 400 euro.

Sipas ankuesit, i dyshuari më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.

Bëhet e ditur se Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika