Nën kërcënimin e armës i grabisin veturën dhe paratë
Foto: RTKlive
Kronika

Nën kërcënimin e armës i grabisin veturën dhe paratë

E. Hoti/ RTKlive

Një person ka raportuar  në polici se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur veturën, portofolin si dhe dy telefona celularë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:25, në Ferizaj.

Bëhet e ditur se personat e panjohur më pas kanë iku nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur veturën, dy telefona celularë si dhe portofolin dhe të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

 


MË SHUME NGA Kronika