10:08 / 27.01.2023
Grabitje e armatosur në Shtime
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona të dyshuar, nën kërcënimin e armëve dje kanë kryer grabitje në një kompani në Shtime, ku kanë vjedhur 4000 euro.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila më pas është gjetur e djegur në një pyll.
“Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilin duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil”, ka njoftuar PK.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.