Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve
E. Hoti/ RTKlive
Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje rreth orës 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
“Mbrëmë, në ora 22:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.