Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave këtë të shtune në Fushë-Kosovë
Kronika

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave këtë të shtune në Fushë-Kosovë

Fadil Sertolli / RTKlive

Ka vdekur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë të shtunën, këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se derisa Policia ka vazhduar ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese se si ka ardhur deri tek vetëplagosje  e tij.

“I dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

Më tej Policia e Kosovës sqararuar kronologjinë e ngjarjes duke thënë se rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë" në Fushë Kosovë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Tutje vazhdon komunikata se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

“Mbështetur në informacionet e pranuara në rrugë operative, policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë ka orientuar veprimet e saj taktike-operative në drejtim të arrestimit të të dyshuarit”, thuhet tutje në komunikatë.

Për rrjedhojë,, sipas komunikatës,  i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t'iu shmangur arrestit policor në rrugën "Fehmi Lladrovci" në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t'iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika