Qëndroi në hotel dhe u largua pa paguar, arrestohet e dyshuara
Kronika

Qëndroi në hotel dhe u largua pa paguar, arrestohet e dyshuara

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

E dyshuara në një hotel në Graçanicë ka qëndruar për periudha të ndryshme, por nga aty ka dalë pa paguar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se njëjta nga data 06.08.2022-25.10.2022 në periudha të ndryshme  ka qëndruar në një hotel dhe është larguar pa paguar”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika