Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual të një burri
Kronika

Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual të një burri

Një person  i dyshuar për ngacmim seksual është arrestuar dje në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka shpërndarë një video të një personi tjetër në rrjetet sociale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika