Ndihmoi gjatë testit për patentë shofer, arrestohet zyrtari në Gjilan
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Ndihmoi gjatë testit për patentë shofer, arrestohet zyrtari në Gjilan

E. Hoti/ RTKlive

Është arrestuar dje në Gjilan një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë  së Kosovës, i dyshuari ka ndihmuar një person i cili i ishte nënshtruar testit për patentë shofer.

Policia njofton se ka sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

 


MË SHUME NGA Kronika