Arrestohet i dënuari me 10 vjet burg, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
Foto: Policia e Kosovës/ Facebook
Kronika

Arrestohet i dënuari me 10 vjet burg, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar Xh. S, 43 vjeçar, në Prishtinë. I dyshuari ishte i dënuar me dhjetë vjet burgim, dhe po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Policia bëri të ditur se arrestimi i të dyshuarit u bë të enjtën gjatë një operacioni.

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njoftoi se operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhërarrestin ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Kronika