S` ka zjarr në ndërtesën e Radio Kosovës
Kronika

S` ka zjarr në ndërtesën e Radio Kosovës

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Pas lajmërimit për dyshimin se ka rënë zjarr në ndërtesën e Radio Kosovës, kanë ndërhyrë zjarrëfikësit dhe policia.

Megjithatë, pas kontrollit të detajuar, është konstatur se nuk ka rënë zjarr, por ka qenë një reflektor në kulmin e ndërtesës që ka krijuar imazhin e gabuar.

Shkaku i reflektimit,  dikush nga qytetarët ka menduar së bëhet fjalë për zjarr dhe ka lajmëruar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. 

Policia e zjarrëfikësit kanë intervenuar me shpejtësi, duke larguar nga ndërtesa të gjithë punonjësit.

Në këtë ndërtesë ndodhën Radio Kosova 1, Radio Kosova 2, faqja e RTK-së, rtklive.com e shumë njësi të tjera të Transmetuesit Publik. 

Zjarrfikësit kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe pas konstatimit se alarmi për zjarr nuk ishte i vërtetë, shumë shpejt mediumet pritet të rikthehen në transmtim.

Dyshime për zjarr në ndërtesën e Radio Kosovës

Zjarri që dyshohet se ka rënë në kulmin e ndërtesës së Radio Kosovës, që ndodhet në qendër të Prishtinës, ka bërë që i tërë objekti të mbetet pa energji elektrike.

Zjarrëfikësit kanë intervenuar pasi kanë marrë një thirrje për rënie të zjarrit në këtë ndërtesë.

Në vend të ngjarjes janë edhe njësitet policore.

Në orët e vona, numri i punëtorëve në ndërtesë është i vogël, por në këtë objekt ndodhën shumë njësi të rëndësishme të RTK-së. 

Mes tyre, janë edhe Radio Kosova 1, Radio Kosova 2 si dhe portali Rtklive. 

Të gjitha këto media që janë në kuadër të RTK-së, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, aktualisht janë jashtë funksionit. 

Edhe më tej, nuk dihen  detajet e ngjarjes. 


MË SHUME NGA Kronika