Ferizaj, brenda një javë policia shqipton 1240 gjoba kundërvajtëse
Foto: Arkiv
Kronika

Ferizaj, brenda një javë policia shqipton 1240 gjoba kundërvajtëse

M.Sh/RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia në këtë rajon brenda një jave ka shqiptuar 1240 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Sipas Policisë në Ferizaj, brenda një jave janë raportuar 24 aksidente, prej tyre: 11 aksidente me lëndime, dhe 13 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në kumtesën për media.


MË SHUME NGA Kronika