Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet dhe i konfiskohet një pistoletë
BKT
Kronika

Ngacmoi ish të dashurën, arrestohet dhe i konfiskohet një pistoletë

E. Hoti/ RTKlive

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin që në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e tij.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Demir Vitija” në Prishtinë.

Policia njofton se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftohet në raportin 24-orësh  të PK-së. 


MË SHUME NGA Kronika