09:20 / 09.02.2023
Policia jep detaje për vdekjen e 35 vjeçares që ra nga ndërtesa
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 35 vjeçares që dyshohet se ra dje nga një ndërtesë në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ajo dyshohet se kishte tentuar të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës.
35 vjeçarja kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia bënë të ditur se e njëjta dyshohet të ketë pasur probleme mendore.
Sipas Policisë, në QKUK është raportuar se viktima ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.























