Një i vdekur nga aksidenti në Drenas
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Një i vdekur nga aksidenti në Drenas

E. Hoti/ RTKlive

Një person ka vdekur mbrëmë në një aksident trafiku në mes dy veturave në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri nga drejtuesit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që drejtuesi i veturës tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika