09:48 / 09.02.2023
Vjehrri denoncon në polici zhdukjen e nuses së djalit
J.Musliu/RTKlive
Raportohet se një grua është zhdukur në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka pranuar një denoncim për zhdukjen e saj.
Sipas pollicisë, është vjehrri i saj ai që ka raportuar në polici se nusja e djalit është zhdukur.
Ai deklaroi në polici se nusja e djalit të tij kishte dalë nga shtëpia në fshatin Matiqan të Prishtinës dhe nuk ishte kthyer më.
Ajo ka humbur që nga data 03 shkurt dhe sipas tij, nuk kanë njohuri për vendndodhjen e nuses së djalit.























