09:48 / 09.02.2023
Dëshiron të fejohet por e pengon ish i dashuri
J.Musliu/RTKlive
Policia ka pranuar një denoncim nga një shtetas i Kosovës, lidhur me motrën e tij.
Në fakt, sipas policisë, motra e tij dëshiron të fejohet me të dashurin e saj, por pengesë rezulton të jetë ish i dashuri.
Në këto rrethana, policia ka pranuar denoncimin nga vëllai i saj i cili ka sqaruar se motra nuk po mund të fejohet për shkak të kërcënimeve që i bëhen nga ish i dashuri.
Për këtë arsye, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin, pas intervistimit e ka dërguar dërguar në mbajtje.























