Arrestohet një i dyshuar për posedim të substancave narkotike
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë natës një person të dyshuar për posedim të narkotikëve.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Marlin Barleti” në Vushtrri
Kjo ka ndodhur kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla që dyshohej se kishin substanca narkotike, e të cilat janë proceduar në cilësinë e provave materiale.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F.Z., 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës
Për këtë arsye, ndaj të njëjtit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























