09:36 / 10.02.2023
Aksident trafiku në Istog, vdes shoferi i veturës
E. Hoti/ RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubozhdё të Istogut ku ka mbetur i vdekur një person.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia e Rajonit të Pejës ku ka dhënë detaje për rastin.
Sipas Policisë, deri te vetëaksidenti ka ardhur deri sa vozitёsi ishte duke qarkulluar nё rrugën Istog-Vrellё.
Duke mos ju përshtatur shpejtёsisё, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojё ka vdekur.
Policia njofton se vdekjen e shoferit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim.























