09:51 / 10.02.2023
Vidhet një pushkë gjuetie dhe një kamerë në Prishtinë
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se në një banesë në Prishtinë janë vjedhur një kamerë dhe një pushkë gjuetie me leje.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në mes periudhës kohore 26 janar 2023 – 9 shkurt 2023.
Siç njoftohet në raportin policor 24-orësh, viktima ka raportuar se nga persona të panjohur është thyer banesa e tij në të cilën është kryer vjedhja
Tutje është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.























