10:21 / 10.02.2023
Dërgohet i vdekur në QKMF, hetohet rasti në Komoran
E. Hoti/ RTKlive
Të enjten rreth orës 18: 11 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran një burrë është dërguar pa shenja jete.
Siç njoftohet në raportin policor 24-orësh, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes.























