11:17 / 10.02.2023
Në Ferizaj sekuestrohet vetura që dyshohet se u vodh në Norvegji
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe sekuestruar një veturë në Ferizaj, e cila dyshohet të jetë vjedhur në Norvegji.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se lidhur me rastin është intervistuar një person.
Po ashtu bëhet e ditur se është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Reqakut, Ferizaj 08.02.2023 – 14:00. Njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtar, si veturë e vjedhur në Norvegji”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.























