67 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 79 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katër persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 37 aktakuza kundër 42 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë aktakuza kundër 5 personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë aktakuza kundër 7 personave, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 7 aktakuza kundër 11 personave.
Sipas raportit të Prokurorisë së Shtetit, gjashtë nga 67 aktakuzat janë për veprën penale "dhunë në familje".























