63 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 63 aktakuza kundër 68 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 45 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 49 personave, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, e Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.























