Ia postoi fotografitë një gruaje në rrjet social, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Ia postoi fotografitë një gruaje në rrjet social, arrestohet i dyshuari

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë për fotografim të paautorizuar.

Ankuesja ka raportuar se në një rrjet social ka vërejtur një postim me fotografi të saj me qëllim të diskreditimit dhe ngacmimit.

Policia ka njoftuar se e ka identifikuar të dyshuarin dhe i njëjti pas është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një rrjet social ka vërejtur një postim me fotografi të saj me qëllim te diskreditimit dhe ngacmimit. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin më datë 15.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika