Gjendet i vdekur në burrë në Pejë
BKT
Kronika

Gjendet i vdekur në burrë në Pejë

E. Hoti/ RTKlive

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në Pejë.

Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, viktima është dërguar në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes në këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika