10:45 / 16.02.2023
Inskenoi vjedhjen për të përfituar nga sigurimet, arrestohet e dyshuara
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Gjakovë një shtetase të huaj për vjedhje të rëndë dhe lajmërim apo kallëzim të rremë.
Sipas Policisë, e dyshuara kishte inskenuar rastin e vjedhjes me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimeve jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.























