Një person goditet me ekskavator në Pejë
BKT
Kronika

Një person goditet me ekskavator në Pejë

E. Hoti/ RTKlive

Një person është goditur të enjten me ekskavator në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e një defekti në ekskavator, shoferi e ka goditur viktimën i cili ka pësuar lëndime.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lidhur me rastin, drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


MË SHUME NGA Kronika