Plagoset një grua në Mitrovicë të Veriut
BKT
Kronika

Plagoset një grua në Mitrovicë të Veriut

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim-vrasje në Mitrovicën e Veriut. Rasti ka ndodhur tri ditë më parë ndaj një gruaje, e cila po lëvizte me makinë nëpër rrugët e kësaj zone të qytetit, kur një plumb e kishte goditur në këmbë.

“Në rrugën Filipa Visnjiqa, është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga persona të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë”, njofton Policia e Kosovës.

Me këtë rast organet e endit kanë njoftuar prokurorin, derisa rasti thuhet se po vazhdon të hetohet.


MË SHUME NGA Kronika